Alonso: Do të jem edhe vitin tjetër trajner i Bayer Leverkuseni

  • A.P /
  • 22 February 2024 - 18:00
Alonso: Do të jem edhe vitin tjetër trajner i Bayer Leverkuseni

Xabi Alonso po vazhdon të bëjë punë të madhe me skuadrën e tij, Bayern Leverkusen.

Trajneri spanjoll këtë sezon ka arritur sukses të madhe, duke mos humbur në asnjë ndeshje në 22 xhiro sa ka zhvilluar, shkruan Sinjali.

Leverkuseni aktualisht ndodhet në vendin e parë me 58 pikë të grumbulluara në Bundesligë.

Alonso para mediave tregoi për të ardhmen e tij, ai tha se edhe vitin e ardhshëm do të jetë pjesë e Leverkusenit edhe pse emri i tij u lakua si trajneri i mundshëm i Liverpoolit, kjo pasi Klopp tregoi se do të jetë me ta deri në fund të sezonës.

Ju thatë se nuk keni asgjë të re për të thënë për të ardhmen tuaj – pra ju do të jeni trajner i Bayer Leverkusen sezonin e ardhshëm? Alonso: “Për momentin po e supozoj këtë”.

(Kosova Sot Online)