Dani Alves dënohet me katër vjet burgim

  • A.P /
  • 22 February 2024 - 18:41
Dani Alves dënohet me katër vjet burgim

Gjykata në Spanjë e ka shpallur fajtor ish-futbollistin e Barcelonës dhe Brazilit, Dani Alves për përdhunimin e një gruaje në një klub nate të Barcelonës.

Ai është dënuar me katër vjet e gjysmë burgim, kjo pasi futbollisti nuk kishte prova të mjaftueshme që e dëshmonin të kundërtën e asaj se çfarë kishte thënë viktima.

40-vjeçari, i cili është një nga futbollistët më të trofeshëm në histori, kishte mohuar se pati sulm seksual ndaj një gruaje në orët e para të 31 dhjetorit 2022.

Avokati i Alvesit kishte kërkuar pafajësinë për të. Braziliani mund ta apelojë vendimin.

Ka pasur raportime se Alvesi është në kushte të vështira financiare, për çka i dalë në ndihmë bashkëkombasi i tij Neymar.


(Kosova Sot Online)