Dinamo Zagrebi vazhdon tutje në Ligën e Konferencës

  • A.P /
  • 22 February 2024 - 20:54
Dinamo Zagrebi vazhdon tutje në Ligën e Konferencës

Dinamo Zagrebi ka kaluar në 1/8 e finales në Ligën e Konferencës.

Gjigantit kroat i mjaftoi sonte barazimi me Real Betisin, për të kaluar tutje falë edhe fitores minimale të shënuar në ndeshjen e parë

Përballja në stadiumin “Maksimir” përfundoi me rezultat 1:1.

Spanjollët kaluan të parët në epërsi me golin e Cedric Bakambu (38′), derisa vendasit barazuan shifrat përmes Takuro Kaneko (59′).

Kaneko shënoi me asistim të Arbër Hoxhës, i cili edhe sonte ishte titullar te skuadra nga Zagrebi.

Sulmuesi kosovar luajti për 86 minuta në këtë përballje.

Dinamo Zagrebi kundërshtarin e ardhshëm do ta mësojë pas tërheqjes së shortit.

(Kosova Sot Online)