Kjo është çmenduri e madhe në fushë futbolli: Lojtarët dhe trajnerët u përleshjen pas ndeshjes

  • S.A /
  • 23 February 2024 - 11:27
Kjo është çmenduri e madhe në fushë futbolli: Lojtarët dhe trajnerët u përleshjen pas ndeshjes

Nata në fazën eliminatore të 1/16-tës së Ligës së Evropës u shënua nga një përplasje mes futbollistëve dhe trajnerëve të Sparta Pragës dhe Galatasarayt pas përfundimit të ndeshjes mes tyre, transmeton "Kosova Sot Online ". 

Galatasaray u eliminua në mënyrë të dhimbshme nga klubi çek, pasi turqit fituan ndeshjen e parë me rezultat 3-2 dhe më pas kishin një rezultat pozitiv për të kaluar tutje pas ndeshjes së dytë në Pragë. Deri në minutën e 75-të rezultati ishte 1-1, por më pas çekët shënuan tre gola të shpejtë dhe kaluan me stil në fazën e 1/8-tës në Ligën e Evropës. Mysafirët nuk e duruan dot këtë, ndaj në fushë u bë kaos i plotë. Lojtarët dhe trajnerët e të dyja skuadrave u përplasën dhe gjithçka rezultoi me karton të kuq direkt për trajnerin mysafir Okan Buruk. Në kaosin e plotë nuk dihet se kush kë ka goditur dhe në një nga videot shihet se një nga zyrtarët e Spartës godet me shkelma dikë nga skuadra e Galatasarayt. Gjithçka do të diskutohet nga UEFA dhe nuk ka dyshim se të dyja klubet do të përballen me ndëshkim të rëndë për skenat e pakëndshme.

Është një konflikt i ri në fushë që prek futbollin turk dhe klubet nga ky vend, pasi e gjithë xhiroja e Superligës së Turqisë u shty për shkak të një rasti të ngjashëm në dhjetor.

Me atë rast, presidenti i Ankaragucus, Faruk Koca, e ka rrahur në fushë gjyqtarin Halil Umut Meler dhe për këtë është përjashtuar nga futbolli.

(Kosova Sot Online )