Juventusi mposht Frosinonen

  • A.P /
  • 25 February 2024 - 14:50
Juventusi mposht Frosinonen

Pas katër ndeshjeve radhazi pa fitore, Juventusi u rikthye sot te fitorja në Serie A, për të mbajtur gjallë shpresat në garën për titullin e kampionit.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të, skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri triumfoi në shtëpi ndaj Frosinones.

Takimi në “Allianz Stadium” përfundoi me rezultatin 3:2. Vendasit fitoren e siguruan vetëm në fundin e ndeshjes.

Dusan Vlahovic (3′, 32′) ishte autor i të dy golave të parë për “Zonjën e Vjetër”, teksa fitoren ia siguroi Daniele Rugani (90+5′).

Ndërsa, për skuadrën mysafire golat u shënuan nga Walid Cheddira (14′) dhe Marco Brescianini (27′).

Juventusi pas kësaj fitore ka 57 pikë në pozitën e dytë në tabelë, me gjashtë pikë më pak se lideri, Interi, që tani ka dy ndeshje më pak.

Frosinone ndodhet në pozitën e 16-të me 23 pikë të grumbulluara.

(Kosova Sot Online)