Barça e heq Dani Alvesin nga historia e saj

  • A.P /
  • 27 February 2024 - 14:00
Barça e heq Dani Alvesin nga historia e saj

Të enjten e kaluar arriti vendimi për dënimin me katër vjet e gjysmë burg për Dani Alvesin, i cili u shpall fajtor për përdhunimin e një gruaje 23 vjeçare në një diskotekë të Barcelonës në fund të dhjetorit të vitit 2022.

Ndërsa, sot arriti një tjetër goditje për ish-futbollistin brazilian, i cili pjesën më të madhe të karrierës e kaloi pikërisht në Barcelonë.

Klubi katalunas ka njoftuar se e ka hequr zyrtarisht 40 vjeçarin nga statusi i legjendës së klubit pas përlyerjes së emrit të tij.

Krahas Barçës, Dani Alves ka luajtur edhe në Sevilla, në Juventus dhe në Paris Saint-Germain, para se të rikthehej në Brazil.

(Kosova Sot Online)