Dani Alves merr një goditje edhe nga Barcelona

  • A.P /
  • 27 February 2024 - 18:14
Dani Alves merr një goditje edhe nga Barcelona

Dani Alves doli para gjykatës në Barcelonë para disa ditëve dhe u dënua me katër vite e gjysmë burg për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në një prej klubeve të natës në qytetin e Barcelonës.

Ish-futbollisti brazilian, duket se pas këtij vendimi ka humbur respektin e shumë njerëzve teksa klubi i Barcelonës e ka larguar nga lista e futbollistëve që mbajnë statusin e legjendës.

Dani Alves, krijoi një histori shumë të bukur me katalanasit duke qenë një nga futbollistët kryesorë të epokës së Barçës (luajti në 408 ndeshje me spanjollët).

Ai kontribuoi në fitimin e shumë trofeve ku veçohen tre titujt në Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot Online)