Bayern Munichi po mendon për trajnerin e ardhshëm nëse klubi dështon me Alonson

  • A.P /
  • 27 February 2024 - 19:00
Bayern Munichi po mendon për trajnerin e ardhshëm nëse klubi dështon me Alonson

Bayern Munichi po mendon për trajnerin e ardhshëm, pasi siç dihet, Thomas Tuchel do të largohet në fund të sezonit.

Xabi Alonso mbetet objektivi kryesor dhe më i preferuar nga të gjithë drejtuesit e gjigantit gjerman, veçanërisht e drejtorit të ri sportiv, Max Eberl

Më shumë bisedime thuhet se do të ketë së shpejti.

Megjithatë, Bayerni po shqyrton një plan B dhe C, nëse plani i Alonsos dështon. Një nga trajnerët që po diskutohet gjithashtu si një alternativë e mundshme është Roberto De Zerbi. Eberl ka një mendim shumë pozitiv për të, ka raportuar gazetari i njohur gjerman, Florian Plettenberg.

44-vjeçari mund të largohet nga Brighton në verë për shkak të një klauzole lirimi që ka në kontratën e tij.

Gjithsesi, italiani është i lidhur edhe me Barcelonën, që gjithashtu do të mbetet pa trajner pasi Xavi do të largohet në fund të sezonit.

(Kosova Sot Online)