Shënon kosh spektakolar nga gjysma e fushës, ia siguron fitoren Clevelandit në sekondën e fundit

  • S.A /
  • 28 February 2024 - 10:54
Shënon kosh spektakolar nga gjysma e fushës, ia siguron fitoren Clevelandit në sekondën e fundit

Clevelandi e ka regjistruar një fitore dramatike në NBA. Cavaliers e mposhtën Dallasin falë një koshi të shënuar në sekondat e fundit të lojës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në fakt, ishte Max Strus që u bë hero i Clevelandit falë trepikëshit spektakolar dhe të rrallë që e shënoi.

Më saktësisht, Mavericks ishin duke avancuar për një pikë, 119:118 dhe kishin mbetur pak sekonda deri tek semafori i fundit.

Por, Strus e mori përgjegjësinë dhe gjuajti nga më larg se gjysma e fushës për të shënuar dhe për t’ia siguruar fitoren Clevelandit me rezultat 121:119.

Max kontribuoi me 21 pikë në këtë ndeshje, ndërsa ishte protagonist sidomos në pjesë ne dytë. 

(Kosova Sot Online )