Peja e fiton ndeshjen ndaj Prishtinës në Ligën Ballkanike

  • A.P /
  • 29 February 2024 - 22:10
Peja e fiton ndeshjen ndaj Prishtinës në Ligën Ballkanike

Peja ka shënuar fitore të madhe në duel ndaj Sigal Prishtinës, në kuadër të Ligës Ballkanike.

Pejanët triumfuan 87:84 në një ndeshje dramatike deri në momentet e fundit

Kur rezultati ishte 83:84 për kryeqytetasit një episod që përfshiu Sirkon shkaktoi polemika.

Madje, nga topi i humbur i Sirkos, Peja shënoi dy pikë për 85:84 kur kishin mbetur edhe tre sekonda lojë.

Prishtina më pas tërhoqi ekipin në shenjë pakënaqësie për t’u rikthyer më pas.

Peja shënoi dy pikë nga gjuajtjet e lira pas teknikeve që morën prishtinasit dhe në fund triumfuan me rezultatin 87:84.

Me këtë fitore, Peja tani ka katër fitore dhe një humbje , kurse Prishtina tri fitore e dy humbje.

(Kosova Sot Online)