Barcelona dëshiron t’i mbajë dy Joaot

  • A.P /
  • 01 March 2024 - 14:08
Barcelona dëshiron t’i mbajë dy Joaot

Joao Cancelo dhe Joao Félix ishin dy nga nënshkrimet e mëdha të Barcelonës verën e kaluar. 

Të dy arritën në formë huazimi nga klubet e tyre përkatëse, pasi Blaugranët nuk kishin mjaftueshëm Fair Play financiar për të ndërmarrë një nënshkrim të përhershëm. 

Dhe të dy e bënë këtë pa një opsion blerjeje.

Kanë mbetur edhe pak muaj deri në fund të sezonit, por tashmë skuadra për sezonin e ardhshëm ka nisur të hartohet nga ekipi drejtues sportiv i klubit i drejtuar nga Deco. 

Dhe Barça do të donte që të dy Cancelo dhe Joao Félix të ishin në grupin e ardhshëm, megjithëse gjithçka do të varet nga negociatat që do të zhvillohen me klubet që zotërojnë të drejtat e tyre.

(Kosova Sot Online)