Ancelotti e konfirmon lajmin e madh

  • A.P /
  • 01 March 2024 - 15:36
Ancelotti e konfirmon lajmin e madh

Jude Bellingham është rikthyer nga lëndimi.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e konfirmoi në konferencë për media se mesfushori anglez është 100% i gatshëm të luajë.

“Ai është rikuperuar nga lëndimi dhe është 100% i gatshëm të luajë. Joselu është rikuperuar dhe është rikthyer po ashtu”, tha trajneri italian.

Bellingham i mungoi Real Madridit në tri ndeshjet e fundit, dy në La Liga dhe një në Ligën e Kampionëve në përballjen ndaj Leipzigut në 1/8 e finales.

(Kosova Sot Online)