Fitoren bindëse e Kosovës U18, nesër synohet bileta e Botërorit

  • S.A /
  • 01 March 2024 - 15:41
Fitoren bindëse e Kosovës U18, nesër synohet bileta e Botërorit

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll ka fituar bindshëm në ndeshjen e dytë në IHF Trophy Intercontinental. Të premten në mëngjes në Tashkent të Uzbekistanit, vajzat tona fituan ndaj Guatemalës me rezultat 31:12. Cilësia ishte plotësisht në anën tonë dhe rezultati e dëshmon këtë, transmeton "Kosova Sot Online".

Si fituese e grupit, Kosova U18 avancon në gjysmëfinale. Të shtunën përballemi me Kaledoninë e Re. Me fitore sigurojmë finalen dhe po ashtu kualifikimin në Kampionatin Botëror që në verë mbahet në Kinë.

Ndaj Guatemalës, Arjeta Imeraj u shpall lojtare e ndeshjes. Ajo i realizoi 7 gola, sa i kishte edhe Andra Uglani. 6 gola i shënoi Arona Krasniqi. Kualifikimi në Botëror do të jetë sukses historik.

(Kosova Sot Online )