Sot ditë e nxehtë në tri fusha futbolli, luajnë tri ekipe kandidate për titullin e kampionit

  • S.A /
  • 02 March 2024 - 10:45
Sot ditë e nxehtë në tri fusha futbolli,  luajnë tri ekipe kandidate për titullin e  kampionit

Fundjava sjell xhiron e 23-të të Superligës në futboll, me tri ndeshje të shtunën e dy të tjera të dielën, transmeton "Kosova Sot Online ".

Liderin, Ballkanin e pret një sfidë e vështirë në udhëtim te Dukagjini, i cili është i papërshtatshëm si vendas.

Suharekasit që tri xhiro nuk kanë marr fitore dhe me një rezultat negativ edhe të shtunën mund ta humbasin lidershipin.

Në krahun tjetër, klinasit kërkojnë të mbeten në garë për pozitën e pestë, pasi momentalisht janë të gjashtit dhe vetëm një pikë e ndanë nga synimi.

Një pikë më pak se Ballkani ka Llapi i dyti dhe të shtunën i shkon Feronikelit 74 që me në krye Shefki Kuqin janë bërë tejet të papërshtatshëm për kundërshtarët.

Llapjanët e lëshuan një rast ideal që xhiron e kaluar me fitore të dalin në krye por dështuan dhe kërkojnë që mos ta përsërisin këtë edhe këtë vikend. Nikli është i shtati në tabelë me 23 pikë.

Ekipi i tretë i tabelës, Drita i shkon Fushë Kosovës dhe cilësohet favorite për të marr një tjetër fitore dhe të rrëmbej njërën nga dy pozitat e para.

(Kosova Sot Online )