Saraçini: Moment historik për sportin e Kosovës

  • A.P /
  • 04 March 2024 - 17:35
Saraçini: Moment historik për sportin e Kosovës

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll është kthyer nga Tashkenti i Uzbekistanit, ku të dielën e siguroi kualifikimin në Kampionatin Botëror.

Botërori për të reja mbahet në Kinë gjatë muajit gusht.

Lidhur me triumfin në IHF Trophy Intercontinental, të hënën paradite në lokalet e FHK-së në Shtëpinë e Sporteve, është mbajtur një konferencë për shtyp. Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, e ka vlerësuar historik kualifikimin në Botëror me Kombëtaren U18.

Në konferencë folën edhe kryetrajneri Mitat Ferati si dhe dy hendbollistet, Arona Krasniqi e Sara Gjergjaj.

(Kosova Sot Online)