Goli fantastik i Kristjan Asllanit vulosi fitoren e radhës pët ekipin e Interit

  • S.A /
  • 05 March 2024 - 08:47
Goli fantastik i Kristjan Asllanit vulosi  fitoren e radhës pët ekipin e Interit

Interi ka regjistruar fitoren e nëntë rresht në Serie A, për të vazhduar kështu sigurt drejt titullit të kampionit, transmeton "Kosova Sot Online "

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi triumfoi sonte ndaj Genoas, në kuadër të javës së 29-të.

Ndeshja e zhvilluar në “Gusieppe Meazza” përfundoi me rezultatin 2:1.

Kristjan Asllani (30’) ishte autor i golit të parë, që ishte edhe goli i parë i mesfushorit shqiptar me fanellën e “Nerazzurrëve”. 21-vjeçari ishte titullar dhe luajti gjatë tërë takimit.

Alexis Sanchez (38’) nga penalltia shënoi golin tjetër në fitoren e Interit. Golin e vetëm për skuadrën mysafire e realizoi Johan Vasquez (54’). Interi pas kësaj fitore ka 72 pikë dhe prin në tabelë me 15 pikë më shumë se Juventusi, që mban pozitën e dytë. Genoa mbetet në pozitën e 12-të me 33 pikë.

(Kosova Sot Online )