Dy futbollista shqiptarë luajn në ekipin ideal të javës në Serie A

  • S.A /
  • 05 March 2024 - 13:40
Dy futbollista  shqiptarë luajn në ekipin ideal të javës në Serie A

Xhiroja e 27-të e Serie A ishte e suksesshme për futbollistët shqiptarë. Dy prej tyre madje janë përfshirë në ekipin ideal të javës, të publikuar sot nga faqja sportive “Goal.com”. Amir Rrahmani e gjen veten në zemër të mbrojtjes të formacionit ideal të javës në kampionatin italian falë paraqitjes së shkëlqyeshme që e bëri në fitoren 2:1 ndaj Juventusit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Futbollisti kosovar i ndali me sukses sulmuesit juventinë, e sidomos qendërsulmuesin Dusan Vlahovic, por që fatkeqësisht shkaku i lëndimit muskulor u desh të largohej nga fusha në minutën e 65-të.

Sidoqoftë, për aq sa luajti, përfaqësuesi kosovar ishte në nivel të detyrës dhe luajti si në kohërat e tij më të mira. E në formacionin ideal të xhiros së 27-të u përfshi edhe futbollisti tjetër shqiptar, Kristjan Asllani.

Mesfushori kreativ luajti titullar në fitoren e Interit me rezultat 2:1 ndaj Genoas, ndërsa ia doli të shënonte edhe gol. Përfaqësuesi shqiptar kishte më pak hapësira, por që kur iu dha rasti, i shfaqi vlerat e tij.

Image

(Kosova Sot Online )