Kampionati francez Ligue 1 nga sezoni i ardhshëm do të ndryshon emrin

  • S.A /
  • 05 March 2024 - 12:44
Kampionati francez Ligue 1 nga sezoni i ardhshëm do të ndryshon emrin

Kampionati francez Ligue 1 nga sezoni i ardhshëm do të quhet pak më ndryshe.

Ligue 1 do ti shtohet edhe McDonald’s, pra Ligue 1 McDonald’s do të quhet liga elitare franceze, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kështu, rrjeti i famshëm amerikan i ushqimeve fast-food ka fituar të drejtën për të reklamuar emrin e saj teksa nga kjo marrëveshja, Federata Franceze e Futbollit do të përfitojë 20 milionë euro në sezon.

Në pesë vitet e fundit sponsor për Ligue 1 ishte Uber Eats që paguanin 15 milionë euro për sezon, por këta të fundit nuk dëshironin të rinovonin kontratën.

Në këtë formë, përfitoi McDonald’s që do të reklamojë markën e saj nëpërmjet një prej pesë kampionateve kryesore të Evropës.

(Kosova Sot Online )