Zyrtarët e ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës

  • A.P /
  • 05 March 2024 - 18:48
Zyrtarët e ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës

Të mërkurën dhe të enjten do të zhvillohen ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Të mërkurën luhen dy sfida, Dukagjini pret Dritën në Klinë, derisa Prishtina takohet me Trepçën ’89 në Lipjan.

Ndërsa, të enjten na presin dy ballafaqime të tjera. Malisheva do të jetë nikoqire e Ballkanit, teksa takohen edhe dy skuadrat nga Liga e Parë, Vjosa me Suharekën ’23.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar delegimet për këto ndeshje pas tërheqjes së shortit.

(Kosova Sot Online)