Bayerni përmbys Lazion, PSG-ja edhe më afër çerekfinales

  • A.P /
  • 05 March 2024 - 21:55
Bayerni përmbys Lazion, PSG-ja edhe më afër çerekfinales

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e kthimit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Bayern Munichi ka shkuar në pushimin mes pjesëve me epërsinë prej 2:0.

Harry Kane (39’) dhe Thomas Muller (45+2’) shënuan golat për Bayernin.

“Bavarezët” kështu kanë përmbysur gjithçka nga ndeshja e parë, e cila ishte fituar 1:0 nga Lazio.

Paris Saint-Germaini ka mbyllur gjithashtu pjesën e parë me epërsi 0:1 ndaj Real Sociedadit, duke bërë një tjetër hap drejt kualifikimit në çerekfinale.

Kylian Mbappe (15’) ishte autor i golit të PSG-së.

Parisienët kishin triumfuar edhe në ndeshjen e parë me rezultatin 2:0.

(Kosova Sot Online)