Bayerni kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

  • A.P /
  • 05 March 2024 - 22:55
Bayerni kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Bayern Munichi ka përmbysur rezultatin nga ndeshja e parë, për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e kthimit të vlefshme për 1/8 e finales, skuadra e drejtuar Thomas Tuchel tregoi fytyrë krejtësisht tjetër dhe eliminoi pa problem Lazion

Përballja e sontme në “Allianz Arena” përfundoi me rezultatin 3:0, me Bayernin që tutje kalon me rezultat të përgjithshëm 3:1.

Harry Kane (38’, 66’) dhe Thomas Muller (45+2’) realizuan golat e fitores për “Bavarezët”.

Lazio nuk është se rrezikoi shumë, teksa rastin më të mirë e regjistroi në pjesën e parë me Ciro Immobile, i cili dështoi të shënonte me kokë nga afërsia.

Te lacialët minuta sonte nuk pati për reprezentuesin shqiptar, Elseid Hysaj.

Bayern Munichi kundërshtarin e ardhshëm do ta mësojë pas tërheqjes së shortit. 

(Kosova Sot Online)