Pedri humb pjesën fundit të sezonit, rrezikon edhe Evropianin

  • S.A /
  • 06 March 2024 - 08:49
Pedri humb pjesën fundit të sezonit, rrezikon edhe Evropianin

Barcelonës i është dhënë një goditje e madhe për pjesën e mbetur të sezonit. Sipas raportimeve të fundit, Pedri i lënduar nuk do të mund të luajë më në këtë sezon, transmeton "Kosova Sot Online ".

Mesfushori spanjoll pësoi një lëndim të dielën mbrëma, në ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos.

Siç raporton “Bar Canaletes”, Barcelona nuk pret që Pedri të luajë sërish këtë sezon, pasi është treguar kujdes i madh me lëndimin e tij.

Për më tepër, ai rrezikon të mos paraqitet me Spanjën në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, pasi kështu synon edhe vet klubi. “Blaugranët” thuhet se do të bëjnë përpjekje për ta bindur 21-vjeçarin se operimi është alternative më e mirë për të.

(Kosova Sot Online )