Man City dhe Real Madridi duan t’i konfirmojnë vendet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

  • S.A /
  • 06 March 2024 - 09:36
Man City dhe Real Madridi duan t’i konfirmojnë vendet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje kthyese të fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, transmeton "Kosova Sot Online ".

Pas të martës, ku Bayern Munichu dhe Paris Saint-Germain siguruan një vend në çerekfinale, sot është radha që dy klube të radhës të kualifikohen tutje. Në ndeshjen e parë, fituesi në fuqi i Ligës së Kampionëve, Manchester City e pret Copenhagen në Etihad dhe synon të konfirmoj kualifikimin pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë.

Më interesant pritet të jetë në ndeshjen tjetër, ku Real Madridi e pret RB Leipzig në ‘Santiago Bernabeu’ dhe dëshiron kualifikimin pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë në Gjermani. Të dy ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 21:00.

(Kosova Sot Online )