Ja pse pezullohet Belligham

  • A.P /
  • 06 March 2024 - 14:15
Ja pse pezullohet Belligham

Kartoni i kuq i marrë nga fenomeni anglez në ndeshjen e fundit të kampionatit, jashtë fushe, ndaj Valencias, i kushton shtrenjtë Jude Bellinghamit dhe gjithë Real Madridit.

Siç raporton “Mundo Deportivo”, në fakt, ish-lojtari i Borussia Dortmundit është sanksionuar me dy ndeshje pezullim pas deklaratave mosrespektuese ndaj gjyqtarit të ndeshjes, Gil Manzano.

Prandaj, Bellingham do të detyrohet të humbasë ndeshjet në të cilat skuadra e Carlo Ancelottit do të përballet me Celta Vigo dhe Osasuna, të planifikuara përkatësisht për më 10 dhe 16 mars.

Një skualifikim ky i një rëndësie jo të vogël në garën drejt titullit të La Liga-s, pavarësisht 7 pikëve përpara Gironës dhe 8 pikëve karshi Barcelonës.

Real Madridi ka tani 10 ditë për ta apeluar dënimin dhe parandaluar që kjo situatë të konkretizohet.

Ndërkohë, megjithatë, përdorimi i Bellingham në ndeshjen e planifikuar për këtë mbrëmje (21:00) në “Bernabeu” kundër Leipzig, në ndeshjen e kthimit të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, është pothuajse i sigurt.

Ndeshja e parë përfundoi me fitoren minimale të “Los Blancos” në Gjermani, falë golit të ish-lojtarit të Milanit, Brahim Diaz.

(Kosova Sot Online)