Sonte zbresin në fushë Zhegrova e Xhaka, rikehehen Liga e Evropës dhe ajo e Konferencës

  • S.A /
  • 07 March 2024 - 12:44
Sonte zbresin në fushë Zhegrova e Xhaka, rikehehen Liga e Evropës dhe ajo e Konferencës

Pas Ligës së Kampionëve, sonte është radha për dy garat tjera të futbollit evropian, Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës, transmeton "Kosova Sot Online ".

E teta e finales në këto dy gara do të sjellë ndeshje interesante, ndërsa nuk mungon prezenca e ekipeve të njohura evropiane.

Kampioni i shtatëfishtë evropian, Milan do të ketë punë me Slavia Pragën, kurse lideri i Premierligës, Liverpool do ta vizitojë Sparta Pragën.

Roma do të përballet me Brightonin, kurse Bayer Leverkuseni i Granit Xhakën me Qarabagun.

Ndërkohë, në Ligën e Konferencës, Lille i Edon Zhegrovës do të ketë punë me Sturm Grazin.

Ndeshjet e Europa Leagues dhe Conference Leagues do të luhen sonte në dy orare, disa ndeshje do të fillojnë në orën 18:45 e disa të tjera në 21:00.

(Kosova Sot Online )