Forbes rendit klubet më të vlefshme në botë, dominojnë ato angleze

  • S.A /
  • 08 March 2024 - 13:39
Forbes rendit klubet më të vlefshme në botë, dominojnë ato angleze

Revista Forbes ka renditur top-10 klubet më të vlefshme të futbollit në botë momentalisht.

Nga 10 sa janë, gjashtë prej tyre përbëhen nga ekipe angleze, transmeton "Kosova Sot Online ".

Renditjes i prin Real Madridi me 6.07 miliardë euro, i ndjekur nga Manchester United që po ashtu është në 6.0 miliardë euro.

Kjo është lista e plotë:

Real Madrid: 6.07 miliardë

Manchester United: 6.0 miliardë

Barcelona: 5.5 miliardë

Liverpool: 5.2 miliardë

Manchester City: 4.9 miliardë

Bayern Munich: 4.8 miliardë

Paris Saint-Germain: 4.2 miliardë

Chelsea: 3.1 miliardë

Tottenham: 2.8 miliardë

Arsenal: 2.2 miliardë

(Kosova Sot Online )