Pas fitores spektakolare ndaj Ngannou, Joshua i dërgon një porosi nga ringu dyshes Fury – Usyk

  • S.A /
  • 09 March 2024 - 08:45
Pas fitores spektakolare ndaj Ngannou, Joshua i dërgon një porosi nga ringu dyshes Fury – Usyk

Anthony Joshua është rikthyer fuqishëm në ring pasi ka marrë një fitore spektakolare ndaj Francis Ngannou, transmeton "Kosova Sot Online ".

Boksieri britanik ishte i pamëshirshëm për kamerunasin duke e rrëzuar tre herë dhe duke e fituar këtë duel qysh në raundin e dytë.Ishte një fitore spektakolare nga Joshua i cili tani ka për qëllim të përballet me kundërshtarët si Tyson Fury ose Oleksandër Usyk.

Në fakt menjëherë pas triumfit ndaj Ngannou, britaniku nga ringu i ka dërguar një porosi dy boksierëve të peshave të rënda. “Unë e kam thënë se cila do të jetë sfida ime e radhës. Dua fituesin e duelit që do të dalë nga përballja mes Furyt dhe Usyk, po këtë vit. Unë dua të boksoj këtë vit”, tha Joshua. Në fakt i pranishëm në sallë ishte edhe Tyson Fury i cili u ngrit në këmbë për ta duartrokitur fitoren e bashkëkombësit të tij. 

(Kosova Sot Online )