Akili e Dardani eliminohen nga Grand Prix Upper Austria

  • E.K /
  • 09 March 2024 - 16:09
Akili e Dardani eliminohen nga Grand Prix Upper Austria

Akil Gjakova dhe Dardan Cena nuk e kanë arritur podiumin në Grand Prix Upper Austria.

Akil Gjakova arriti një fitore dhe u ndal në raundin e tretë nga azeri, Rashid Mammadaliyev, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Dardan Cena pati paraqitje edhe më të zbehtë, duke u mposhtur qysh në raundin e parë.

Cena u mposht nga belgu, Zelemkhan Batchaev.

Nesër do të garojë edhe Loriana Kuka, me të cilën mbyllet edhe garimi i xhudistëve kosovarë në këtë turne.

(Kosova Sot Online)