Futbollisti i Ballkanit, Nazmi Gripshi “ Ylli i Javës” në Superligë

  • S.A /
  • 11 March 2024 - 12:11
Futbollisti i Ballkanit, Nazmi Gripshi “ Ylli i Javës” në Superligë

Nazmi Gripshi e ka fituar çmimin “Ylli i Javës” për xhiron e 24-të të Superligës në futboll. Këtë vlerësim, Gripshi e ka marr nga Federata e futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, të cilët pas çdo xhiro e dhurojnë këtë çmim, transmeton "Kosova Sot Online ".

Gripshi realizoi njërin nga dy golat e Ballkanit, në fitoren ndaj Malishevës, ditën e diel.

Pasi mori këtë çmim futbollisti i FC Ballkanit u shpreh i lumtur për vlerësimin.

“Jam i lumtur që kam kontribuuar në arritjen e rezultateve pozitive të skuadrës. Zgjedhja si ‘Ylli i Javës’ për mua është një motivim i madh për të ardhmen. Largimi i lojtarëve kryesorë ka bërë që përgjegjësia më e madhe të jetë tek lojtarët më me përvojë, e gjithashtu edhe tek unë. Ballkani synon të bëhet sërish kampion. Ndeshjet në kampionat i shoh më sfiduese se sa ato për kupë”, tha Gripshi për faqen zyrtare të FFK-së.