Reagon i shokuar serbi Novak Djokovic, eliminohet nga numri 123 i botës

  • S.A /
  • 12 March 2024 - 11:37
Reagon i shokuar  serbi  Novak Djokovic, eliminohet nga numri 123 i botës

Befasia e dorës së parë ka ardhur nga Mastersi i Indiana Wells. Është numri një i botës në tenis, Novak Djokovic, i cili është eliminuar në këtë turne, transmeton "Kosova Sot Online ".

Madje, eliminimi erdhi nga tenisti numër 123 në botë, Luca Nardi.

Italiani 20-vjeçar fitoi 2:1 në sete (6:4, 3:6, 6:3) në xhiron e tretë të Mastersit në Indiana Wells.

Italiani i ri në mënyrë sensacionale e mposhti Djokovicin pas dy orë e gjysmë në turneun e fortë në SHBA

(Kosova Sot Online )