Rakitic flet për eksperiencën e tij në futbollin arab

  • A.P /
  • 12 March 2024 - 14:12
Rakitic flet për eksperiencën e tij në futbollin arab

Pak kohë më parë, Ivan Rakitic la skuadrën e Sevillas për ta vazhduar karrierën në futbollin arab.

Rakitic u transferua tek skuadra e Al Shabab. E në lidhje me këtë lëvizje, ka folur vet futbollisti kroat.

“Dashuria për futbollin, dëshira dhe entuziazmi. Kjo është arsyeja pse unë eci çdo ditë me një buzëqeshje të madhe. Njerëzit gjithmonë flasin për paratë, por e vërteta është se është bukur të shohësh se çfarë po bëjmë. Para se të mbërrija, doja të lexoja gjithçka rreth çfarë po ndodhte në këtë vend, gjithçka kanë përgatitur për qytetin dhe popullsinë e tij. Mbeta me goje hapur. Princi i madh dëshiron të bashkojë kontinentet, t’i tregojë botës thesarin që posedon Arabia Saudite. Kjo po bëhet nëpërmjet sportit”, tha mesfushori.

Në katër paraqitjet e këtij edicioni me Al Shabab, kroati ka shënuar një gol.

(Kosova Sot Online)