Trajneri i Portos zbulon skandalin: Arteta më shau me familje, personin që e fyeu ai s’është i gjallë

  • S.A /
  • 13 March 2024 - 11:43
Trajneri i Portos zbulon skandalin: Arteta më shau me familje, personin që e fyeu ai s’është i gjallë

Trajneri i Portos, Sérgio Conceição ka drejtuar kritika të ashpra ndaj trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta. Ish-futbollisti i njohur portugez thotë se trajneri spanjoll e fyeu me familje, transmeton "Kosova Sot Online ".

Conceição thotë se ish-futbollisti i Arsenalit ia fyeu edhe një person të familjes që s’jeton më.

Ndër të tjera, trajneri i Portos e këshilloi kolegun e tij që të merret më shumë me ekipin e tij sesa t’i fyejë të tjerët. “Mikel Arteta u rikthye kah bankina e jonë gjatë lojës dhe më pas e fyeu familjen time në gjuhën spanjishte.”

“Për këtë, në fund të ndeshjes i thash atij se personin që e fyeu nuk jeton më me ne, duhet të jetë i kujdesshëm.” “Le të brengoset më shumë që ta ushtrojë ekipin e tij, i cili ka më shumë kualitet dhe mundësi për të luajtur më mirë seç po luan tash”, përfundoi trajneri portugez.

Arsenali e eliminoi mbrëmë Porton vetëm falë penalltive pasi të dyja përballjet e së tetës së finales mes tyre përfunduan me rezultat identik, 1:0.“Gunners” shkuan në çerekfinale, kurse Porto u eliminua nga gara prestigjioze. 

(Kosova Sot Online )