Xhaka e mban një primat në Bundesligë

  • A.P /
  • 13 March 2024 - 15:32
Xhaka e mban një primat në Bundesligë

Granit Xhaka është duke e kaluar një sezon të jashtëzakonshëm me Bayer Leverkusenin.

Ylli kosovar po e udhëheq me sukses ekipin e tij drejt titullit historik të kampionit në Gjermani.

Dhe, numrat dhe statistikat e përfaqësuesit zviceran po tregojnë se ai bëri veprim të duhur kur vendosi të largohej nga Arsenali.

Bundesliga e ka publikuar sot tabelën e lojtarëve me më së shumti pasime të kompletuara brenda një ndeshjeje dhe në këtë listë prin pikërisht futbollisti kosovar.

Xhaka e ka një mesatare prej 160 pasimesh të kompletuara për ndeshje, ndërsa prapa tij gjendet Minjae Kim i Bayern Munichut me 152.

Bashkëlojtari i Xhakës, Exeuiel Palacios e mbyll podiumin me 144 pasime të kompletuara për ndeshje.

“Granit Xhaka është maestro i pasimeve në këtë sezon”, ka shkruar Bundesliga në faqen e saj zyrtare në Instagram. 

(Kosova Sot Online)