Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

  • S.A /
  • 15 March 2024 - 15:03
Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së Konferencës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Katër duele interesante pritet të zhvillohen edhe në garën e tretë më prestigjioze evropiane për klube.

Edon Zhegrova me Lille do të kenë puë mjaft të vështirë ku do të përballen me Aston Villan.

Club Brugge – PAOK, Olympiacos – Fenerbahce, Aston Villa – Lille dhe Viktoria Plzen – Fiorentina janë përballjet çerekfinale.

(Kosova Sot Online )