Reagimi i fuqishëm i Federatës së Turqisë për dhunën në ndeshjen Trabzonspor – Fenerbahce: Paralajmëron dënime masive

  • S.A /
  • 18 March 2024 - 09:21
Reagimi i fuqishëm i Federatës së Turqisë për dhunën në ndeshjen Trabzonspor – Fenerbahce: Paralajmëron dënime masive

Pas ngjarjes së turpshme të ndodhur në takimin Trabzonspor – Fenerbahce ka ardhur edhe reagimi nga Federata e Futbollit të Turqisë (FFT), transmeton "Kosova Sot Online ".

Fenerbahce fitoi 2-3 në udhëtim derisa pas ndeshjes ndodhi një kaos i madh në fushë.Tifozët vendas vërshuan fushën duke sulmuar futbollistët mysafirë të cilët nuk qëndruan duarkryq, por edhe ata shpërndanë grushte e shqelma. Shumë futbollistë ka të lënduar, derisa Trabzonsporin e pret një dënim shumë i madh.Tani ka ardhur edhe reagimi nga FFT që e ka dënuar ngjarjen e ndodhur në Trabzonspor.

“Ajo që ndodhi në futboll, që është një lojë miqësie, paqeje dhe vëllazërie, nuk është kurrë e pranueshme”.

“Për të mos lejuar që këto incidente të përsëriten, askush nuk duhet të ketë asnjë dyshim se pas përfundimit të hetimeve ndaj përgjegjësve të incidenteve do të zbatohen sanksionet e nevojshme penale, në mënyrë që këto incidente të mos përsëriten”, ka shkruar faqja zyrtare e FFT. 

(Kosova Sot Online )