Shqiptarët e mbushin stadiumin edhe në miqësore, ja numri i biletave që janë shitur për ndeshjen kundër Kilit

  • S.A /
  • 20 March 2024 - 12:49
Shqiptarët e mbushin stadiumin edhe në miqësore, ja numri i biletave që janë shitur për ndeshjen kundër Kilit

Shqipëria luan të premten në mbrëmje miqësoren e parë për muajin mars. Kuqezinjtë do të përballen me përfaqësuesen e Kilit në “Enio Tardini” të Parmës, duke nisur nga ora 20:45, transmeton "Kosova Sot Online ".

Interesi për të parë Kombëtaren shqiptare në prag të Kampionatit Evropian është i lartë. Këtë e tregon edhe numri i biletave të shitura për këtë miqësore.

Shqiptarët e mbushin stadiumin edhe në miqësore, teksa deri më tani, siç raportojnë mediet,  janë shitur rreth 10 mijë bileta. Pra, gjysma e biletave në dispozicion janë shitur tashmë, duke qenë se kapaciteti i “Enio Tardinit” është 22’352 vende.

(Kosova Sot Online )