Biletat për ndeshjen Shqipëri – Kili do të shiten edhe fizikisht në hyrje të stadiumit “Ennio Tardini”

  • S.A /
  • 21 March 2024 - 10:31
Biletat për ndeshjen Shqipëri – Kili do të shiten edhe fizikisht në hyrje të stadiumit “Ennio Tardini”

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë tifozët shqiptarë se biletat për ndeshjen Shqipëri-Kili do të shiten edhe në pikën fizike në hyrje të stadiumit “Ennio Tardini” në Parma, transmeton "Kosova Sot Online ".

Përveçse online, biletat do të mund t’i siguroni duke filluar nga dita e sotme në ora 15:00 deri në 18:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Ennio Tardini”.

Ndërsa nesër që është edhe dita e ndeshjes, pika e biletarisë fizike në hyrje të stadiumit “Ennio Tardini” do të jetë e hapur nga ora 15:00 deri në 20:30.

Të gjithë tifozët që dëshirojnë të jenë prezent dhe të mbështesin Shqipërinë në ndeshjen miqësore ndaj Kilit, që do të zhvillohet në stadiumin “Ennio Tardini” në ora 20:45, kanë mundësinë të blenë biletat e tyre në dy mënyra; fizikisht pranë biletarisë në hyrje të stadiumit “Ennio Tardini” dhe online në linkun: Bileta për ndeshjen Shqipëri – Kili

(Kosova Sot Online )