Lexoni edhe:
Dhurata Hoxha përsëri në gjyq, apeli cakton seancën e kolegjit ndaj ish-ministres dhe të tjerëve
Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të këtij viti, transmeton "Kosova Sot Online ".
Të përzgjedhurit e Sylvinhos pësuan humbje në miqësoren ndaj Kilit.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma të Italisë, përfundoi me rezultatin 0:3.
I rikthyeri te Kombëtarja shqiptare, Rey Manaj, pranoi se sonte nuk u shkoi asgjë, duke shtuar se tani duhet fokusar te ndeshja tjetër miqësore ndaj Suedisë, që do të zhvillohet pas tre ditësh.
“Kisha shumë emocione, por edhe ndeshja nuk shkoi siç e kishim përgatitur. Edhe Kilit duhet t’i japim meritat, pasi është një kundërshtar shumë i fortë. Duhet të lëmë pas euforinë e kualifikimit në Evropian dhe të stërvitemi shumë, për të ndryshuar që në ndeshjen e radhës”, tha ai për “Supersport”.
“Përveç emocioneve, nuk na doli as loja. Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të përgatitemi për ndeshjen tjetër në Suedi. E kishim përgatitur ndryshe ndeshjen, por Kili vinte na bënte presing lart dhe na ndau shumë mesfushën nga sulmi. Trajneri do të na tregojë edhe gabimet në video-analizë. Tani duhet të lëmë fjalët dhe të punojmë për t’u përmirësuar që në ndeshjen tjetër”, deklaroi Manaj.
(Kosova Sot Online )