Bundesliga analizon lojën brilante të Granit Xhakës: Me një pasim “paralizon” tre lojtarë kundërshtarë

  • S.A /
  • 25 March 2024 - 08:08
Bundesliga analizon lojën brilante të  Granit Xhakës: Me një pasim “paralizon” tre lojtarë kundërshtarë

Granit Xhaka është duke kaluar nëpër një formë jetësore te Bayer Leverkuseni, transmeton "Kosova Sot Online ".

Lojtari shqiptar me pasaportë zvicerane me lojën e tij po i ndihmon Farmaceutikët që të fitojnë titullin e parë në Bundesligë. Loja e tij e llahtarshme është duke i befasuar të gjithë dhe mund të thuhet se deri më tani ka qenë mesfushori defanziv më i kompletuar.

Bundesliga i ka bërë një analizë lojës së Xhakës, ku pasimet e tij po neutralizojnë çdo kundërshtar.

Me vetëm një pasim, mesfushori hapë lojën e ekipit dhe zë jashtë lojë tre lojtarë kundërshtarë.

Leverkuseni është në vendin e parë me 70 pikë, dhjetë më shumë se Bayern Munichu, kur kanë mbetur vetëm edhe tetë ndeshje deri në fund apo në total edhe 21 pikë në lojë. 

(Kosova Sot Online )