Formacioni mëi mirë në botë për futbollistët nën 18 vjeç – Tre lojtarë të Barcelonës, vetëm një i Real Madridit

  • S.A /
  • 01 April 2024 - 11:52
Formacioni mëi mirë në botë për futbollistët nën 18 vjeç – Tre lojtarë të Barcelonës, vetëm një i Real Madridit

Kur bëhet fjalë për prodhimin e talenteve, askush nuk e bën më mirë se La Masia.

Të tillë si Lionel Messi, Andres Iniesta, Xavi Hernandez, Sergio Busquets dhe shumë talente të tjerë u shfaqën falë akademisë së Barcelonës Këto ditë të rinjtë Blaugrana vazhdojnë të dominojnë futbollin. As një, as dy, por tre prej gurëve të tyre të çmuar kanë siguruar vende në 11-tën më të mirë në botë të lojtarëve nën-18 vjeç.Formacioni më i mirë U-18: Martinelli, Fort, Cubarsi, Yoro, Hato, Mainoo, Miley, Zaire-Emery, Yamal, Endrick, Tel.

Treshja shpërtheu në skenë në skuadrën e parë të Barçës këtë sezon, me Lamine Yamal dhe Pau Cubarsi që shpejt u bënë titullarë të rregullt nën drejtimin e Xavi, secili duke grumbulluar mbi 10 paraqitje për klubin.Hector Fort, ndonëse më shumë një rezervë, ka dhënë gjithashtu kontribute të vlefshme.

E ardhmja duket e ndritshme për katalanasit me një talent të tillë që del nga radhët e tyre të të rinjve.E në formacionin e publikuar për lojtarët më të mirë nën 18 vjeç janë edhe yje tjerë si Yoro i Lille që po kërkohet nga Real Madrid apo ylli i ri anglez Mainoo i Manchester United.

Nuk ka se si të mungojnë në këtë formacion edhe Zaire-Emery i PSG-së, Endrick i Real Madridit dhe Mathys Tel i Bayern Munich.

Image

(Kosova Sot Online )