Mediat e zbulojnë skuadrën e re të Neymarit

  • A.P /
  • 01 April 2024 - 15:08
Mediat e zbulojnë skuadrën e re të Neymarit

Lajme të reja vijnë nga Brazili sa i përket të ardhmes së futbollistit Neymar.

Mediat atje e bëjë të kryer se nga vitit 2025, Neymar do të jetë pjesë e Santosit.

Në atë vit, brazilianit i skadon kontrata me Al-Hilal dhe pas përfundimit pritet të rikthehet aty ku u bë i njohur.

Me ekipin arab, ai ka luajtur vetëm 3 ndeshje. Në të kaluarën, Neymar nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për t’u rikthyer te Santos para se të përfundojë karrierën e tij.

Futbollisti ka luajtur për këtë ekip nga viti 2011 deri në vitin 2013. duke fituar Copa Libertadores në 2011.

Më pas, lojtari u transferua te Barcelona, prej nga kaloi te Paris Saint-Germani.

(Kosova Sot Online)