Batatina takohet me drejtuesit e Slavia Pragës, ka interesim për tre futbollistë të Llapit

  • S.A /
  • 05 April 2024 - 14:19
Batatina takohet me drejtuesit e Slavia Pragës, ka interesim për tre futbollistë të Llapit

Trajneri i KF Llapit, Tahir Batatina është takuar sot me drejtuesit e ekipit të Slavia Pragës.Në këtë takim u diskutuan detaje rreth bashkëpunimit mes dy klubeve, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ndër të tjerash, sipas Batatinës në këtë takim u konfirmua se klubi Slavia Praga është e interesuar për tre futbollistë të Llapit.

Njoftimi i plotë i KF Llapit:

Kryetrajneri i ekipit tonë, Tahir Batatina gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me Jiri Bilek, Drejtor Sportiv i Slavia Pragë, Milan Martinovič, menaxher ndërkombëtar kroat si dhe Agim Saraçi, menaxher shqiptar në Çeki ku ka diskutuar detaje rreth bashkëpunimit mes Slavia Pragë dhe KF Llapi.

Ndër të tjerash, sipas Batatinës në këtë takim u konfirmua se klubi Slavia Praga është e interesuar për tre futbollistë të klubit tonë dhe do vijoj interesimin edhe për futbollistë tjerë gjatë muajve në vijim që më pas të arrihet edhe ndonjë marrëveshje finale.

Në fund palët u dakorduan që kryetrajneri Batatina të udhëtoj pas përfundimit të kampionatit për vizitë tek Slavia Pragë që të diskutohen detaje edhe më të rëndësishme të bashkëpunimit.

(Kosova Sot Online )