Mallorca mposhtet në finalen e Kupës së Mbretit

  • A.P /
  • 07 April 2024 - 08:49
Mallorca mposhtet në finalen e Kupës së Mbretit

Nuk ka triumf në Kupën e Mbretit për yllin kosovar, Vedat Muriqin.

Mallorca është mposhtur nga Athletic Bilbao pas ekzekutimit të penalltive, teksa rezultati pas 120 minutave ishte i barabartë

Rezultati pas 90 minutave është i barabartë, 1:1.

Mallorca e Vedat Muriqit e pati epërsinë në minutën e 21-të kur shënoi Rodriguez.

Por, Bilbao arriti të barazonte shifrat në minutën e 50-të nëpërmjet Sancet me një asist fantastik të Nico Williams.

E as pas vazhdimeve nuk pati gola të shënuar dhe penalltitë mbetën opsioni i fundit.

Vedat Muriqi e nisi mbarë për Mallorcan duke shënuar penalltinë e parë, por më pas dy herë gabuan bashkëlojtarët e tij.

Kësisoj, Athletic Bilbao i gëzohet Kupës së Mbretit, kurse pritja për Mallorcan për një triumf vazhdon.

(Kosova Sot Online)