Man City dëshiron ta shpërblejë futbollistin me rritje page

  • A.P /
  • 07 April 2024 - 12:29
Man City dëshiron ta shpërblejë futbollistin me rritje page

Manchester City dëshiron ta shpërblejë Rodri me një rritje masive pagash në një përpjekje për të mbajtur mesfushorin spanjoll në Etihad për gjithë jetën.

Pep Guardiola beson se 27-vjeçari është zhvilluar në lojtarin e tij më të rëndësishëm gjatë 12 muajve të fundit. Dhe City është gati t’i japë njeriun që shënoi golin e fitores në finalen e Champions League sezonin e kaluar një marrëveshje të re që do ta çojë pagën e tij bazë në 300,000 funta në javë.

Rodri është aktualisht me 180,000 funta në javë dhe ka ende pak më shumë se tre vjet nga kontrata që ai nënshkroi në verën e vitit 2022.

Por City dëshiron që ai të rinovojë sërish.

Rodri është rritur tejet shumë që nga ardhja e tij nga Atletico Madrid, duke u shndërruar në njërin nga mesfushorët më të mirë në botë.

(Kosova Sot Online)