Tifozët vunë re një detaj të çuditshëm, portieri i United i lyen dorezat me vazelinë!

  • S.A /
  • 08 April 2024 - 10:33
Tifozët vunë re një detaj të çuditshëm, portieri i United i lyen dorezat me vazelinë!

Portieri i Manchester United, Andre Onana u mbrojt mirë në derbin ndaj Liverpoolit, por tërhoqi vëmendjen edhe me gjestin e tij nga pjesa e parë e ndeshjes në një pushim të shkurtër për shkak të një goditje nga këndi, transmeton "Kosova Sot Online".

Kamerunasi bëri disa pritje në derbin me The Reds që përfundoi 2-2 në Old Trafford. Mysafirët dominuan pjesën më të madhe të ndeshjes, por gardiani dhe skuadra arritën të fitonin një pikë.Në fund të pjesës së parë, kur Liverpool do të bënte një goditje nga këndi, Onana mori vazelinën nga afër shtyllës që e kishte lënë dhe filloi të lyente dorezat. Ky gjest tërhoqi shumë vëmendje në rrjetet sociale.

Tifozët vunë re menjëherë këtë detaj të pazakontë dhe disa faqe sportive thanë se kjo është “arsyeja pse ai po pranon kaq shumë gola këtë sezon”.

Megjithatë, Onana kishte ende një shpjegim për këtë lëvizje. Domethënë, portieri kamerunas ka aplikuar vazelinë për të mos lejuar që lagështia të kalojë nëpër poret e dorezave, në mënyrë që duart e tij të mbeten të thata gjatë ndeshjes. Me të tilla doreza, Onana ndaloi pesë goditje të futbollistëve të Liverpoolit, por dy herë iu desh ta nxirrte topin nga rrjeta e portës së tij

(Kosova Sot Online )