Ancelotti flet për derbin me Cityn

  • A.P /
  • 08 April 2024 - 17:03
Ancelotti flet për derbin me Cityn

Carlo Ancelotti ka folur sot në konferencë për shtyp para duelit me Manchester Cityn në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Trajneri italian e ka vetëm një dyshim sa i përket ekipit, ndërsa thotë se Reali është ndryshe nga viti i kaluar.

“Kemi karakteristika të ndryshme në fazën e posedimit, vitin e kaluar luanim me një lojtar përpara si Benzema dhe sivjet nuk e kemi më. Në sulm jemi më të lëvizshëm”, deklaroi fillimisht ai në konferencë për shtyp.

Ai do ta zhvillojë ndeshjen e 200-të në Champions si trajner.

“E rëndësishme është që ta marrim rezultatin më të mirë të mundshëm dhe jam optimist se nesër do ta japim maksimumin.”

Kjo lojë për ne është mjaft e rëndësishme, luajmë në shtëpi dhe duhet të përfitojmë nga ky fakt. Nuk ia kam zbuluar ende formacionin ekipit, e kam vetëm një dyshim. Nesër do ta informoj skuadrën… Juve (gazetarëve) nuk do t’ju them asgjë, por ju nuk do ta gaboni formacionin. Ndoshta një emër, por 11-shja është e qartë”, shtoi Ancelotti.

Ai foli edhe për përballen e vitit të kaluar me “Citizens”: “Nuk e kemi menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme, ishte një çështje mentale dhe teknike. Në lojën e kthimit kemi luajtur pa kurajë dhe pa personalitet, janë dy aspekte të rëndësishme”, vazhdoi ai.

Ai e lavdëroi kundërshtarin e radhës, respektivisht kolegun e tij, Pep Guardiola.

“Ai është trajner i madh. Di se si t’i menaxhojë situatat e mbrojtjeve të tij, i vendos qendërmbrojtësit në krahë dhe luajnë mirë. Gabimet e fundit në mbrojtje nuk do të ndikojnë tek ta”, përfundoi “Don Carlo”.

(Kosova Sot Online)