Humbi ‘luftën’ me kancerin presidenti i klubit të futbollit

  • A.P /
  • 08 April 2024 - 22:54
Humbi ‘luftën’ me kancerin presidenti i klubit të futbollit

Presidenti i klubit francez Nanci, Nikolas Holveck, ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare pas një lufte të gjatë me kancerin. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubit përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Me pikëllim të pamasë mësuam këtë mëngjes për vdekjen e presidentit tonë Nikolas Holveck.

Ai luftoi deri në fund kundër sëmundjes dhe në emër të të gjithë kompanisë, nga aksionerët e deri te stafi, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të dashurve të tij.

Do t’i bëhet një homazh në marrëveshje me familjen e tij”, shkruhet në postim.


(Kosova Sot Online)