Dita e ndeshjeve interesante: Dy përballje të zjarrta në Ligën e Kampionëve

  • S.A /
  • 09 April 2024 - 10:00
Dita e ndeshjeve interesante: Dy përballje të zjarrta në Ligën e Kampionëve

Sot (e martë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje në kuadër të fazës çerekfinale të Ligën e Kampionëve, transmeton "Kosova Sot Online ".

Pas një muaji pushim, Liga e Kampionëve rikthehet sot me emocione të mëdha pasi sot na presin dy përballje të jashtëzakonshme.Në ndeshjen e mbrëmjes, ekipi më i trofeshëm në histori të garës, Real Madridi është nikoqir i fituesit në fuqi të trofeut, Manchester Cityt. Në takimin tjetër, lideri i Ligës Premier, Arsenali e pret në shtëpi gjigantin gjerman, Bayern Munichun.

Image

Të dy ndeshjet janë paraparë të fillojnë nga ora 21:00.

(Kosova Sot Online )