Llapi kërkon t’u afrohet Ballkanit e Dritës
Ekipi që është duke i bërë konkurrencë Ballkanit dhe Dritës për titullin kampion, Llapi, sot e pret Fushë Kosovën dhe cilësohen favorit në letër për tre pikë.
Llapjanët kanë rënë nga forma pesë javët e fundit, kanë vetëm një fitore, njëjtë si Fushë Kosova.
Ky ekip renditet i parafundit në tabelë dhe me gjasa të mëdha për të rënë nga elita e futbollit kosovar.
Ndeshje tejet interesante do të jetë ajo mes Malishevës e Prishtinës që zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj.
Të dy ekipet janë në pozitat katër e pesë, por Malisheva ka plot 12 pikë më shumë se kryeqytetasit.
Malisheva është me gjasa të mira për ta zënë Evropën, kurse Prishtina e ka mundësinë e vetme përmes Kupës së Kosovës, ku është në gjysmëfinale.
(Kosova Sot Online)