Një lojtar i vetëm ia shkatërroi sezonin Barcelonës – Publikohen pamjet si katalunasit pranojnë dy gola të njëjtë si nga PSG ashtu edhe nga Real Madridi

  • S.A /
  • 22 April 2024 - 11:05
Një lojtar i vetëm ia shkatërroi sezonin Barcelonës – Publikohen pamjet si katalunasit pranojnë dy gola të njëjtë si nga PSG ashtu edhe nga Real Madridi

Barcelona ka shkatërruar sezonin e tyre duke humbur dy ndeshje tejet të rëndësishme brenda pesë ditëve, tyransmeton "Kosova Sot Online".

Katalunasit janë eliminuar nga Liga e Kampionëve pasi u mposhtën para adhuruesve të tyre nga Paris Saint Germain me rezultat të thellë 1-4.

Humbja në El Clasico nga Real Madridi ishte një goditje tjetër e madhe për katalunasit, pasi tani diferenca e pikëve ka shkuar në 11 pikë në të mirë të Real Madridit. Barcelona tanimë e ka sezonin e shkatërruar, pasi nuk është në garë për asnjë trofe dhe krejt kjo ka një fajtor të vetëm.

Mbrojtësi portugez Joao Cancelo duket se është fajtori i vetëm për këto dy disfata të rënda, pasi Barcelona ka pranuar dy gola identik si ndaj PSG-së kur shënoi Ousmane Dembele ashtu edhe nga Real Madridi me Lucas Vazquez që realizoi.

Tanimë pamjet janë publikuar në rrjetet sociale ku Cancelo po akuzohet se neglizhenca e tij për të mbuluar sulmuesit kundërshtar i kushtoi Barcelonës që ta përfundoj sezonin pa trofe.

Vlen të përmendet se portugezi shkaktoi një penallti qesharake ndaj PSG-së, por edhe ndaj Realit ishin gabime të njëjta.

(Kosova Sot Online )